Kusari ngrit shqetësimin për rrezikshmëri ndaj mediave: Burim kryesor LVV-ja

02 prill 2026 | 23:29

Juristja e medias Flutura Kusari tha se sulmet ndaj gazetarëve për gjatë një viti janë katërfishuar që kur ka ardhur në pushtet kryeministri Albin Kurti.

“Deri në vitin 2020-2021 AGK-ja i ka dokumentuar dikur rreth 20 sulme në vit ndaj gazetarëve, ky numër është gati katërfishuar, pra shifrat tregojnë se sulmet ndaj gazetarëve janë rritur, pra burimi kryesor aktual është Vetëvendosja, frika ime është se kur nëpër vende tjera është parë që kur aq shumë flitet keq për media ata dehumanizohen”, tha ajo duke ngritur shqetësimin për rrezikshmëri ndaj mediave”, tha ajo në “Click”.

Tutje, Kusari tha se deklarata e sotme e Kurtit është vazhdimësi e agjendës së LVV-së, kryeministrit Kurtit dhe qeverisë së tij.

“Ta betonojë narrativën se armiku kryesor i Kosovës janë mediat, dhe ajo se çfarë unë e pashë është se ai dëshiron që t’i portretizojë gazetarët edhe mediat si kundërshtarë politikë dhe e dyta për shkak se është strategji deri diku efikase t’i delegjitimojë zërat kritikë”, tha Kusari.

Kusari shtoi se për këtë u befasua deri diku për shkak se para disa ditëve ishte një delegacion i Këshillit të Evropës në Kosovë, i cili gjeti se liria e medias në Kosovë është përkeqësuar.

“Dhe një faktor sipas tyre ishte gjuha delegjitimuese e LVV-së, … nuk u befasova shumë, po sigurisht pritjet i kisha se kryeministri dhe qeveria të reflektojnë, por kjo nuk paska ndodhur.”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti…