
Kush do të jetë bartës i listës në zgjedhjet komunale – Faruk Mujka, Hysen Muzliukaj apo Kushtrim Zeneli?
Listat e kandidatëve për asambletë komunale po vazhdojnë të plotësohen, ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë gara për bartësin e listës në zgjedhjet e ardhshme lokale është bërë mjaft e ngushtë.
Sipas burimeve të gazetës Jepi Zë, në garë për të udhëhequr listën e VV-së janë tre emra të njohur: Faruk Mujka, Hysen Muzliukaj dhe Kushtrim Zeneli. Të tre kandidatët gëzojnë mbështetje të caktuar brenda strukturave të partisë, duke e bërë procesin e përzgjedhjes mjaft sfidues.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, edhe lista Guxo pritet të dalë me listën e saj të kandidatëve për asamble komunale, duke shtuar konkurrencën në skenën politike lokale.
Zhvillimet në VV dhe përgatitjet e listave pritet të përcaktojnë shumëçka në dinamikën e zgjedhjeve komunale që po afrojnë.