
“Kush e do me zemër Kosovën, nuk mund të mos e dojë edhe Amerikën!”
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili – Ahmeti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së në momentet më sfiduese të historisë sonë, për ndihmën vendimtare në rrugën tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë si dhe vigjilencën mbrojtëse ndaj interesave tona sot.
“Në këtë ditë të veçantë, më 4 Korrik, shpreh urimet më të përzemërta për mikun dhe aleatin tonë më të ngushtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së në momentet më sfiduese të historisë sonë, për ndihmën vendimtare në rrugën tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë si dhe vigjilencën mbrojtëse ndaj interesave tona sot! Gëzuar 4 Korrikun, me dashuri! Sepse kush e do me zemër Kosovën, nuk mund të mos e dojë edhe Amerikën!”, ka shkruar Ismaili.