
Kush është ai? Wanda Nara e lidhur me një futbollist të PSG-së?
Teksa procesi i divorcit me Mauro Icardi-n vijon të jetë i ndërlikuar dhe shumë i komentuar në publik, Wanda Nara duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale.
Gjatë një telefonate me emisionin argjentinas Tarde de Tertulia, showgirl-i dhe menaxherja argjentinase pranoi se po komunikon me një futbollist që është aktualisht i angazhuar në Kupën e Botës për Klube.
“Kur zgjohem, kam shumë mesazhe në WhatsApp”, tha Wanda me një buzëqeshje domethënëse, duke shtuar: “Po e ndjek Kupën e Botës për Klube, por në një mënyrë të veçantë. Po flas me një djalë që luan atje. Kush është ai? Nuk do ta zbuloni kurrë”.
Deklarata e ish-bashkëshortes së futbollistit të famshëm ndezi menjëherë rrjetet sociale dhe fansat nisën të bëjnë aludime për identitetin e futbollistit misterioz.
Disa ndjekës spekuluan se ai mund të jetë një lojtar i Paris Saint-Germain, sidomos pasi Wanda është parë në Mynih gjatë finales së Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, ajo ka mohuar më herët zërat që e lidhin me Achraf Hakimin, duke shtuar edhe më shumë mister mbi identitetin e personit në fjalë.
Për momentin, Wanda Nara po shijon vëmendjen e mediave dhe interesin e publikut, ndërsa emri i futbollistit mbetet një enigmë – të paktën deri në një “rrëfim” të ardhshëm.