Kush është Arian Qelaj, i dyshuar për tentim-vrasje në Pejë?

12 janar 2026 | 18:18

Arian Qelaj është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuari kryesor në rastin e tentim-vrasjes së ndodhur të dielën në Pejë.

Ai dyshohet se, së bashku me dy familjarë të tij, Yll dhe Altin Qelajn, kanë qëlluar me armë zjarri afaristin Jeton Buquku në rrugën “Adem Jashari”.

Si pasojë e të shtënave, Buquku, pronar i kompanisë së përpunimit të mishit “Buquku Sh.p.k”, ka pësuar lëndime të rënda.

Pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Pejës, ai është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Qelaj, 45-vjeçar nga Mazniku i Deçanit njihet si recidivist i veprave penale dhe është figurë e njohur për organet e rendit.

Në dhjetor të vitit 2019, Policia e Kosovës e kishte shpallur atë në kërkim për dhunim dhe lëndim të rëndë trupor, ndërsa asokohe dyshohej se ishte arratisur në Gjermani.

Arian Qelaj kishte qenë i akuzuar nga Prokuroria e Pejës për dhunë, ku së bashku me vëllain e tij Ismetin dyshoheshin për rrahjen e dy personave në një kafiteri në fshatin Raushiq të Pejës.

Arian Qelaj bashkë me dy familjarët e tij aktualisht ndodhet në arrati.

Autoritetet kanë intensifikuar kërkimet dhe kanë bërë thirrje që çdo informacion mbi vendndodhjen e tij të raportohet tek Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e…