Kush është “heroi” në tragjedinë e Australisë që neutralizoi një nga autorët

15 dhjetor 2025 | 07:49

Një qytetar civil është kthyer në protagonist të ngjarjes tragjike të ndodhur në Bondi Beach, pasi ndërhyri për të neutralizuar një nga autorët e sulmit me armë zjarri në Sidnei.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Ahmed al Ahmed, i cili reagoi në mënyrë të menjëhershme duke çarmatosur agresorin, në një moment kur të shtënat po rrezikonin jetën e civilëve të pranishëm në zonë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur ai i afrohet autorit nga pas, i rrëmben armën dhe e detyron të bjerë në tokë, duke ndalur sulmin.

Sipas mediave australiane, Ahmed al Ahmed është shitës frutash dhe baba i dy fëmijëve. Ai mbeti i plagosur gjatë ngjarjes, duke pësuar dy plagë me armë zjarri. Raportohet se ai nuk kishte përvojë me armët dhe ndodhej rastësisht në zonë.

Veprimi i tij u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe autoritetet. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi atë si “hero”.

Policia njoftoi se të paktën 11 persona humbën jetën gjatë sulmit, i cili kishte në shënjestër komunitetin hebre gjatë një aktiviteti të Hanukkah në Bondi Beach. 29 persona u transportuan në spital, përfshirë edhe një fëmijë.

Autoritetet konfirmojnë se janë identifikuar dy të dyshuar. Njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin e nxori muajin e kaluar një…