Kush është kandidatja për deputete në listën e PDK-së me numër 29?

18 maj 2026 | 21:05

Kaltrinë Lohaj, është kandidate për deputete në listën e PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lohaj ka thënë se këtë kandidimin për deputete e sheh jo vetëm si angazhim politik, por si një mision për të vazhduar rrugën e vlerave familjare, kombëtare dhe njerëzore me të cilat është rritur.

Ajo ka theksuar se në këtë rrugëtim hyn me mbështetjen e familjes së saj dhe familjes së bashkëshortit, duke e konsideruar shërbimin ndaj qytetarëve si nder dhe obligim.

Lohaj ka vënë në pah edhe prejardhjen e saj familjare, duke kujtuar se është bijë e dy ish-të burgosurve politikë, të cilët, sipas saj, e kanë mësuar se liria, dinjiteti dhe atdheu mbrohen me sakrificë.

Po ashtu, ajo ka theksuar krenarinë për trashëgiminë e heroit kombëtar Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, simbol i guximit dhe përkushtimit për Kosovën.

“Me ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe krenarie, sot po e bëj publik kandidimin tim për deputete në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK me nr. 29. Ky nuk është vetëm një angazhim politik për mua, por një mision për të vazhduar rrugën e vlerave familjare, kombëtare dhe njerëzore me të cilat jam rritur. Me bekimin e dy familjeve të mia familjes sime dhe familjes së Kosovarit hyj në këtë rrugëtim me bindjen se shërbimi ndaj qytetarëve është nder dhe obligim. Jam bijë e dy ish të burgosurve politikë, të cilët më mësuan se liria, dinjiteti dhe atdheu mbrohen me sakrificë. Po ashtu, me krenari mbaj dhe përfaqësoj trashëgiminë e heroit kombëtar Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, figura e të cilit mbetet simbol i guximit dhe përkushtimit për Kosovën. Gjatë rrugëtimit tim profesional, si themeluese dhe drejtoreshë e tri institucioneve shëndetësore dhe arsimore, kam punuar çdo ditë me përkushtim, përgjegjësi dhe afërsi ndaj njerëzve. Kjo përvojë më ka dhënë forcën dhe besimin se mund të jap edhe më shumë për vendin tim. Do të jem zë i vlerave familjare, i arsimit, i shëndetësisë, i grave dhe i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze. Falënderoj të gjithë ata që më mbështesin në këtë rrugëtim. Bashkë do ta vazhdojmë misionin për Kosovën që e meritojmë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kryetari i…