Kush është këngëtari shqiptar që brenda një jave kalon 32 orë në avion

25 tetor 2021 | 16:38

Ermal Fejzullahu është një prej këngëtareve më të kërkuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore. Pas përfundimit të sezonit veror, ai ka vazhduar angazhimet e tij në vendet e ndryshme në Europë dhe Amerikë.

Përmes një postimi në InstaStory, Ermali ka treguar se pas një jave të ngjeshur me koncerte, ai ka kaluar 32 orë fluturime me aeroplan brenda vetëm një jave.

“Për një javë 32 orë fluturime”, ka shkruar këngëtari, krahas fotos ku shihet me maskë teksa pret fluturimin e radhës.

Sa i përket muzikës, kënga e fundit e Ermalit “Sa t’kom dasht” ishte në bashkëpunim me reperin, Gjiko dhe deri më tani ka arritur mbi 16 milionë klikime në YouTube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, pasi bëri…