Kush është nr 32 nga PDK në Ferizaj, risia e këtyre zgjedhjeve!?

10 gusht 2025 | 11:37

Një nga emrat e rinj që po i bashkohen garës për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Rilind Berisha është një profesionist me përvojë të gjerë në administratë, drejtësi dhe arsim të lartë. Ai vjen nga Nëndega nr. 5 e qytetit dhe garon me numrin 32 në listën zgjedhore të kësaj partie.
I rritur dhe i frymëzuar nga përkushtimi për t’i shërbyer vendit, kandidati ka ndërtuar një karrierë që përfshin angazhimin në institucione kyçe të Kosovës. Pas përfundimit të studimeve themelore dhe specializimit në Itali ai është kthyer në vend për të kontribuar fillimisht në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, dhe më pas për katër vite në Divizionin për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare për të Akuzuarit Potencial në Hagë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Përveç angazhimit në shërbim publik, ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm edhe në fushën e arsimit. Ka shërbyer si Prorektor, drejtor shkolle dhe ligjërues në institucione të ndryshme arsimore dhe aktualisht mban pozitën e asistent-profesorit në Universitetin “Kadri Zeka”.
Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve, ai thekson se Ferizaj ka përjetuar një transformim të rëndësishëm nën udhëheqjen e kryetarit Agim Aliu, por sipas tij, kjo rrugë duhet të vazhdojë me angazhim edhe më të madh.
“Zhvillimi nuk ndalet vetvetiu – kërkon punë të pandërprerë dhe përfaqësues që mbrojnë interesat e qytetarëve mbi çdo interes tjetër. Me votën tuaj, unë angazhohem të jem zëri juaj dhe të punoj për një Ferizaj më modern, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë,” ka thënë kandidati i PDK-së.
Ai ka falënderuar z. Elmi Reçica dhe kryetarin e nëndegës, z. Ahmet Maloku, për mbështetjen e ofruar në këtë proces, duke e konsideruar këtë angazhim si një mision për të ardhmen e qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar…