Kush garanton integritetin e zgjedhjeve të brendshme në parti kur ende s’ka përgjigje për krimin zgjedhor?

26 janar 2026 | 14:14

Kandidatja për deputete, Besa Ismaili, ka komentuar paralajmërimet për zgjedhjet e brendshme në parti, pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ajo ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se së shpejti do të mbajë zgjedhje të brendshme për kryetar dhe/apo votëbesim për kryetarin aktual.

Sipas, saj, në parim, ky është një hap që duhet përshëndetur në çdo parti që pretendon demokraci të brendshme. “Mirëpo, konteksti aktual e bën këtë proces goxha problematik. Ne jemi ende në një fazë rinumërimi votash dhe përballjeje me dyshime serioze për keqmenaxhim dhe manipulime elektorale brenda vetë partisë gjatë zgjedhjeve nacionale, përfshirë këtu edhe LDK-në. Këto nuk janë akuza të vogla, por çështje që prekin drejtpërdrejt besimin e anëtarësisë dhe të elektoratit. Prandaj, pyetja është më se legjitime: kush mund të garantojë integritetin e zgjedhjeve të brendshme të një partie, kur e njëjta parti ende nuk ka dhënë përgjegjësi dhe transparencë të plotë për procesit gjatë zgjedhjeve nacionale? Pa një pastrim të plotë të dyshimeve, çdo lloj zgjedhje duket si formalitet politik dhe çdo proces i ri do të mbetet nën hijen e dyshimit. Demokracia dhe dyshimi nuk ecin mirë ndër vete”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare…