Kush janë palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite?

24 tetor 2025 | 08:20

Në një shkëmbim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Izraeli liroi këtë muaj rreth 2,000 palestinezë nga burgu në këmbim të 20 pengjeve izraelite që mbaheshin nga Hamasi në Gaza.

Mes të liruarve janë 250 persona, disa anëtarë të grupeve militante palestineze, të cilët ishin dënuar ose akuzuar për kryerje, pjesëmarrje ose planifikim të sulmeve vdekjeprurëse.

Sipas Hamas, 154 prej të dënuarve u deportuan në Egjipt, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 1,700 të tjerët ishin të arrestuar nga ushtria gjatë luftës dhe mbaheshin pa vendim gjyqësor.

Pas këtij shkëmbimi, numri i palestinezëve në 23 burgje dhe qendra të mbajtjes izraelite shkon mbi 9,100.

Ekziston gjithashtu një numër i paqartë i të burgosurve nga Gaza në kampe të veçanta të ushtrisë, si Sde Teiman në shkretëtirën Negev dhe Kampi Naftali në veri të Izraelit. Autoritetet izraelite nuk japin më shumë detaje.

Që nga shpërthimi i luftës, të paktën 77 të burgosur palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite.

Organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë për kushte të vështira dhe mungesë transparence në lidhje me shëndetin dhe trajtimin e të burgosurve, veçanërisht në kampet ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat sulmuese ajrore ukrainase kanë çliruar fshatin Kucheriv Yar në…