Kush ma dhuroi numrin e fundit të gazetës Rilindja më 7 gusht 1990 në ëmbëltoren “Elida”

08 gusht 2022 | 17:02

Shkruan: Besnik Kada

32 vite më parë isha ushtar i APJ-së, Jugosllavia kishte hyrë në rrugë të pa kthim, LKJ ishte shpërbërë, ishin formuar partitë politike dhe po lindte pluralizmi politik. Në Kosovë situata tmerruese, masat e dhunshme, suprimimi i autonomisë shpërbërja e institucioneve, përndjekje masive e shqiptarëve, gjueti shtrigash, mbyllje një nga një e institucioneve të Kosovës, vrasje të pothuajse të përditshme të shqiptarëve të pafajshëm, qoftë në protesta apo në ish-Armatën Jugosllave ! Imagjinoni sot një të ri shqiptar të shërbente në armatën që vriste ushtaret e vet ,diçka e trishtë që nuk harrohet kurrë.

7 gushti i vitit 1990 me zuri në Prishtinë kisha ardhë nga Sarajeva në vizitë të shkurtër siç i thonin në armatë një vikend pushimi ku pasi përfundova vizitën në Istog dy tri ditore erdha në Prishtinë, takova axhën tim Skënder Kaden dhe me të do pinim një caffe para se të nisesha nga ora 21 prej stacionit të Autobusëve me linjën Manastir-Prishtinë-Uzhicë-Vishegrad-Rogaticë-Pale- Sarajevë!

Kafen e mbrëmjes shkuam ne Ëmbëltoren “Elida” simbolin e Alternativës së Kosovës, pasi që axha Skënder ishte pjesë aktive e lëvizjeve politike të kohës, ne “Elidë” nuk u ulem vetëm ne dy por ishin përmbi 10 veta tek pjesa e tavolinave që mund të uleshim më shumë veta afër. Bisedat ishin interesante, entuziaste dhe trimëruese për kohën që mua si i ri me mbushnin elan e forcë se duhej bërë gati për ditë më të mira që po vinin për Kosovën!

Të gjithë me rrëfimet nga angazhimet ditore të zhvillimeve në Kosovë por edhe për sfidat që po trokisnin çdo ditë për një përballje ogurzezë që po i gatuhej Kosovës. Sa bisedonin secili si me ndrojtje (dhimbje) më vështronin se po kthehesha po atë natë për APJ- ushtrinë që tashmë ishte bërë ferr për shqiptarët! Dikush më pyeti a jeni shumë shqiptarë në Sarajevë aty ku shërbeja, unë u thash jemi 1/3 e Kazermës nga 1800 veta sa ka Kazerma  dhe u tregova se 1/3 shërbejnë në gjendje lufte në vendin e quajtur “Llogor Biraç” sikur në Qafë Duhël të Suharekës ,u befasuan të gjithë dhe kuptuan se APJ do jetë e gatshme për luftë në Kosovë a ka ushtarak shqiptar me thanë, u thash po janë disa (të cilët në luftën e Kosovës pas 8 viteve e cila filloi do i takoja në frontet e luftës dhe si bartës të saj, Halil Bicaj, Bislim Zyrapi, Rifat Sylejmani, Nazim Llabjani….etj), deri sa po bisedonim dhe minutat pi iknin për të lëvizur, në derën e “Elidës” u paraqit një burrë i gjatë elegant, zotni me një çantë lëkure në krahë, i cili u afrua drejt te tavolina ku po rrinim e mu drejtua mua: ushtar a e ke lexuar Rilindjen sot, i thash jo po do e blejë në stacion se do udhëtoj për Sarajevë dhe e lexoj në Autobus, tha në rregull s’ke nevojë me ble, e nxori një ekzemplarë nga çanta dhe ma dha duke i drejtua të gjithëve, është numri i fundit i Rilindjes, gazeta nuk do del ma, sapo më larguan nga zyrat policë të armatosur deri në dhëmbë dhe i vunë drynin zyrës, ishte Ali Jakupi drejtori i Rilindjes atë kohë dhe  më pas nxori 10 franga zvicerane nga kuleta dhe mi dha, pije një çaftë në Sarajevë, atje është qytet i bukur e falënderova dhe e gjithë tavolina mbeti e heshtur nga lajmi se ishte një lajm rrufe pas mbylljes së RTP-së me 5 korrik, tashi u mbyll Rilindja. U ngritëm nga “Elida” unë me axhën Skënder në Stacion të Autobusëve, të tjerët në shtëpitë e tyre, unë u nisa për Sarajevë me ekzemplarin e fundit të Rilindjes , e cila nuk doli më siç tha prof. Ali Jakupi, ndjesë pastë. Unë përfundova ushtrinë, Rilindja nuk u duk në treg për 9 vite e pas lufte e rrënuan, kësaj radhe shqiptarët!

Me Prof. Ali Jakupin jemi taku kur ishte ministër në MTI ndërsa unë punoja në MEF, e kam peng pse nuk i tregova se isha ai ushtari që më kishte dhuruar numrin e fundit të Rilindjes së 7 gushtit 1990 në ëmbëltoren “Elida”, do ja thoja gjithsesi por iku herët nga kjo botë!

I përjetshëm kujtimi për të# Rilindjen do e kujtojmë të gjithë shqiptarët qe e jetuam epokën e e ish Jugosllavisë.

Gazetën Rilindja do e konsiderojmë si dritaren e komunikimit, kulturës, arsimimit  dhe informimit shqip!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nëse Moska mban…