Kush po e furnizon Kosovën me naftë?

06 korrik 2025 | 18:00

Që nga fillimi i këtij viti, Kosova ka importuar gjithsej 338.5 milionë litra karburante, ku një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur nga vendet e ndryshme të botës.

Nga këto, 130.6 milionë litra karburante janë blerë nga Arabia Saudite, duke e bërë këtë vend furnizuesin më të madh të Kosovës për karburante.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës për vitin 2025 që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, përderisa në janar një litër kushtonte mesatarisht 74.8 centë, në qershor ky çmim u rrit. Një litër i importuar në qershor ka kushtuar mesatarisht 80.8 centë.

Vlera e importeve nga Arabia Saudite është 84.7 milionë euro, duke treguar se marrëdhëniet tregtare me këtë vend janë shumë të rëndësishme për sigurimin e karburanteve.

Pas Arabisë Saudite, furnizuesit e tjerë kryesorë janë Greqia dhe India, me 61.5 milionë litra dhe 52.7 milionë litra.

Vlera e importeve nga Greqia është 41.6 milionë euro, ndërsa nga India 35 milionë euro.

Italia mban vendin e katërt me 32.9 milionë litra karburante të importuara me vlerë prej 24.4 milionë euro.

Në tabelën më poshtë paraqiten të dhënat e plotë për 43 vende të ndryshme nga ku Kosova ka importuar karburante gjatë këtij viti:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Bayernit, Musiala pësoi një dëmtim të rëndë, gjatë…