E gjithë PDK-ja në dasëm, ja kush po martohet

03 shtator 2023 | 22:56

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), janë në një dasmë. Për këtë ka postuar fotografi në Facebook, Meliza Krasniqi, bashkëshortja e kryetarit të kësaj partie opozitare, Memli Krasniqi.

Aty janë edhe shefi parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, nënkryetari, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe deputetja Eliza Hoxha .Po ashtu aty ka edhe familjarë të tyre.

Siç mësohet, po martohet Granit Geci, asamblist i PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka prishur aktvendimin e Gjykatës Themelore…