‘Kushtetuesja ka afat deri në 60 ditë për shqyrtimin e kërkesës së AAK-së për kryeparlamentarin’

30 maj 2025 | 15:34

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë me dije se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës ta jap interpretimin e saj në lidhje me procedurat për konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, për shkak të bllokadës politike do të ishte e duhur që lënda të trajtohet konform të rëndësisë së lëndës.

“Sfiduese mbetet çështja a do të vlerësohet apo jo vendimmarrje edhe rastet e tilla kur kemi një tentativë, por nuk kemi një vendimmarrje për votim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Mbetet që gjykata të bëjë një interpretim më të zgjeruar nëse ka tejkalim të punës së udhëheqësit të seancës. Gjykata ka afat deri në 60 ditë nga dita e dorëzimit të lëndës”, ka thënë Bajraktari për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi mbrapsht ka nisur. Mbrëmjen e 31 Majit nga “Allianz…