Kushtetuesja merr vendimin për Ballukun, lë në fuqi pezullimin
Gjykata Kushtuese është mbledhur sërish ditën e sotme në lidhje me përplasjen institucionale mbi kompetencat mes qeverisë dhe Gjykatës së Posaçme, që lidhet me vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Qeveria kishte kundërshtuar vendimin e GJKKO-së, e cila kishte dhënë masën për pezullimin e Ballukut, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin e Ballukut në funksionet qeveritare deri në marrjen e një vendimi.
Dhe pas afro 10 orësh shqyrtim, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e Qeverisë, duke lënë në fuqi pezulimin e Ballukut nga detyra e Zëvendëskryeministres dhe Ministres.
Mësohet se gjyqtarët kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër, duke mos pasur kështu një kuorum të nevojshëm të votave për vendimarrje pro ose kundër e për rrjedhojë kërkesa e qeverisë është rrëzuar.




