
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë për çështjen e nënkryetarit serb të Kuvendit
08 tetor 2025
| 15:40
Gjykata Kushtetuese ka publikuar Aktgjykimin e plotë lidhur me kërkesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Për të hyrë në fuqi Aktgjykimi, duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe pastaj nis rrjedhja e afatit.
Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb dhe ka obliguar deputetët që ta përfundojnë këtë proces brenda 12 ditësh.
Aktgjykimin e plotë mund ta lexoni: KËTU