Kushtetuesja publikon të plotë aktgjykimin për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb
04 shkurt 2026
| 16:16
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të plotë aktgjykimin lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit, nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Gjykata këtë proces e kishte vlerësuar si antikushtetues pas ankesës që kishte bërë Lista Serbe.
Vendimi është marrë me 5 vota për dhe 2 kundër nga gjyqtarët e Kushtetueses.
Aktgjykimin e plotë mund ta lexoni: KËTU



