Kushtetuesja rrëzoi vendimin për shkarkimit e Veliajt, reagon Rama: Pres të kthehet në detyrë

04 nëntor 2025 | 12:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se tani duhet të vendosë edhe lirimin e tij kur ta shqyrtojë këtë çështje.

Në një postim në rrjetin social “X”, një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Rama thotë se u vërtetua se ai nuk ka kapur të gjitha pushtetet, siç e akuzon opozita.

“Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo? 2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo? 3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo? Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Çfarë ka humbur Ali Ahmeti dhe çfarë ka…