Kushtrim Sadiku mohon se ishte i dehur në emision: Terapia për lukth dhe implanti i dhëmbëve ma vështirësuan komunikimin

13 prill 2026 | 20:13

Gazetari Kushtrim Sadiku ka mohuar se ka qenë i dehur gjatë debatit të së enjtes, ku u diskutua për Betejën e Koshares.

Sadiku ka thënë se i është vështirësuar komunikimi shkaku i terapisë për një sëmundje lukthi dhe trajtimit të implantit të dhëmbit.

“Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt. Gjithçka tjetër që po përflitet nëpër rrjete sociale nuk është e vërtetë.

Edhe në një situatë të vështirësuar, jam përpjekur të mos e le emisionin pa e realizuar, siç kam bërë për 17 vjet rresht në TV, pa e humbur asnjë të vetëm, pavarësisht situatave të sëmundjeve apo vështirësive të ndryshme. Por, ja që në këtë rast doli një vlerësim jo i duhur. Është njerëzore të gabohet dhe unë s’jam përjashtim”, ka shkruar Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Arsim Abazi është shkarkuar nga Dinamo Ferizaj, pas humbjes…