Kushtrim Sadiku: PDK pritet të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

30 prill 2025 | 21:02

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.

LDK-ja e ka refuzuar ftesën e Kurtiti, këtë për Gazetën1o e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. Ndërsa nga PDK-ja pritet që të marrin pjesë në këtë takim.

Autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku, ka thënë se sipas informacioneve Partia Demokratike e Kosovës, do të marrë pjesë në këtë takim.

“Jo zyrtarisht marrë vesh se PDK-ja do të jetë prezent në këtë takim nëpërmjet kryetari të kësaj partie, Memli Krasniqi, takim që pritet të adresojë çështjen e zhbllokimit të situatës në Kuvendin e Kosovës.”, ka thënë Sadiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar përmes një…