
Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi
13 qershor 2025
| 11:35
Kushtrim Shabani do të jetë pjesë e Llapit për 2 sezonet e ardhshme.
Kjo u bë e ditur nga klubi llapjan përmes një videoje në faqen e tyre në Facebook.
Së fundmi, Shabani ishte pjesë e Gjilanit, me të cilin ndau rrugët pas përfundimit të sezonit. Shabani kësisoj rikthehet te ekipi llapjan, i cili po përgatitet pas një sezoni të dobët.