Kuvajti e Iraku, vendet e mundshme ku do të dërgohet FSK-ja

06 janar 2021 | 13:25

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvajti dhe Iraku janë vendet ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të mund të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse, në kuadër të misionit të Gardës Kombëtare të Ajovas, të Ushtrisë Amerikane.

Ai e konfirmoi këtë pas një vizite që i bëri FSK-së.

Hoti tha se këto vende kanë qenë si opsione që janë shqyrtuar dhe se tani pritet konfirmimi zyrtar. Sipas tij, FSK-ja mund të dërgohet në këto misione në muajin mars.

Të martën, Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e qeverisë për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh…