
Kuvendi emëron bordin e ri të AKP-së
06 gusht 2021
| 16:56
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Me 60 vota për dhe një abstenim Nazmi Mikollovci është emëruar kryesues i bordit të AKP-së ndërsa anëtarë janë emëruar: Suzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.
Mandati i bordit të AKP-së do të jetë katërvjeçar.
Kundër propozimit të qeverisë janë deklaruar deputetët e partive opozitare.