Kuvendi i Bashës s’kishte kuorum? Gazetari numëroi karriget, 1 958 sosh ishin

19 dhjetor 2021 | 11:57

Kuvendi i Bashës s’kishte kuorum? Gazetari numëroi karriget, 1 958 sosh ishi

Rrëzohet Kuvendi farsë i Lulzim Bashës, gazetari numëron një për një para kamerave karriget, nuk ka kuorum!

Kryetari i Komisionit për punimet e Kuvendit të 18 dhjetorit, Jemin Gjana tha ditën e djeshme se pjesëmarrësit ishin 5004 delegatë.

Kuvendi i thirrur nga kryesia e PD dhe Lulzim Basha u zhvillua ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve.

Numri i delegatëve pjesëmarrës u vu në pikëpyetje nga kundërshtarët politik të Bashës dhe për këtë arsye një gazetar bëri “Live” edhe numërimin e karrigeve në sallën ku u zhvillua Kuvendi.

Mësohet se gazetari Ermal Rizai, ka numëruar karriget në Pallatin e Kongreseve.

Ai ka kaluar rresht më rresht, në të gjithë zonat e kësaj sallës, për të numëruar se sa ka qenë kapaciteti i sallës ku Basha mbajti Kuvendin e tij.

Sipas tij në sallë kishte 1 958 karrige.
Që Kuvendi i mbledhur nga kreu i PD të ishte legjitim dhe të merrte vendime duhet të kishte të paktën 3820 delegatë prezentë, ndërsa Gjana deklaroi 5004 delegatë pjesëmarrës.

Kujtojmë se Kuvendi i mbledhur dje nga Basha mori një sër vendimesh, ndërsa nuk njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, të mbledhur rreth 1 javë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ditën e djeshme zhvilloi edhe një referendum për miratimin e shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike./Opinion.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka anuluar vizitën e tij…