Kuvendi i LDK-së vendos që të votohet fshehtë për fatin e Abdixhikut në krye të partisë
31 janar 2026
| 16:20
Kuvendi i LDK-së ka vendosur që për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut të procedohet me votim të fshehtë. Sipas burimeve të Express brenda Kuvendit, pro votimit të fshehtë kanë qenë Lutfi Haziri e Gazmend Muhaxheri.
Më pas Kuvendi ka vendosur që të procedohet dhe organizohet procesi i votimit.



