Kuvendi i Prishtinës të premten mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2026

03 shkurt 2026 | 10:52

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupia, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të premten, ku në rend të ditës është miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Seanca është thirrur për në orën 10:00.

Seanca është thirrur në kohën kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk e ka prezantuar ende kabinetin e tij qeverisës për mandatin e dytë, megjithëse kanë më shumë se dy muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Jeremy Jacquet nga Rennes.…