Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ish-kongresistin amerikan, Eliot Engel
16 prill 2026
| 11:39
Seanca plenare e ditës se sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, i cili para disa ditësh ka ndërruar jetë.
“Eliot Engel ishte mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fortë i çështjes sonë kombëtare. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, ka thënë kryeparlamentari Niko Peleshi.



