
Kuvendi këtë javë mban dy seanca
21 dhjetor 2021
| 17:05
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se këtë javë do të mbahen dy seanca plenare.
Ajo ka thënë se këto seanca do të mbahen të enjten dhe të premten. Sipas saj, të premten do të jenë në rend dite 37 projektligje.
“Seanca e re e Kuvendit do të mbahet të premten më 24 dhjetor, përderisa për ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi inspektimet, ligj kështu që u dakorduam me mocion procedural që të kalojë në procedurë të shpejtë”, ka thënë Kusari-Lila.