Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi buxhetin për vitin 2023

26 shtator 2022 | 15:07

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, të hënën është mbajtur seanca e 12-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’rast asamblistët e Kuvendit unanimisht aprovuan këtë rend dite.

Pika kryesore e rendit të ditës për këtë mbledhje ishte shqyrtimi i draft- buxhetit Komunal për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025, ku në fjalën e saj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, ka sqaruar para asamblistëve mënyrën e hartimit të buxhetit, procedurat e ndjekura të parapara me ligj dhe prioritetet e parapara në shpenzimin e mjeteve buxhetore.

Me këtë rast, drejtoresha Islami ka njoftuar se buxheti i Komunës së Mitrovicës për vitin 2023 planifikohet të jetë 25, 011,350.00 euro, ku burimet e fondit të buxhetit janë granti i përgjithshëm 9, 725,479.00, granti i arsimit 8,522,968.00, granti i shëndetësisë 2,739,643.00, financimi i teatrove 169,890.00, shërbimet rezidenciale 180,000.00, si dhe të hyrat vetanake 3,673,370.00 euro.

Pas diskutimeve të shumta asamblistët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fitues i lotarisë indiane ka thënë se është aq…