Kuvendi Komunal i Mitrovicës miraton buxhetin për vitin 2026

11 shtator 2025 | 13:46

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, të enjten është mbajtur seanca e 41-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht kryesuesja Broja ka propozuar rendin e ditës për miratim, me ç’rast pika e gjashtë është larguar nga rendi i ditës.

Në vazhdim u miratuan këto pika të rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft-buxheti për vitin 2026 vlerësimet për 2027 dhe 2028; Propozim-vendim për plotësim dhe ndryshim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0021659-2/25 dt. 28.04.2025, Shqyrtimi i kërkesave të OJQ-ve për përkrahje financiare, si dhe Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Astrit Gashi, ka reaguar pas konferencë së sotme për…