Kuvendi Komunal i Prishtinës mban më 9 dhjetor mbledhjen inauguruese; betohet kryetari i Kryeqytetit
Kuvendi Komunal i Prishtinës do të zhvillojë me datën 9 dhjetor mbledhjen inauguruese, duke filluar nga ora 10:00. Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, ka caktuar mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Kryeqytetit, që do të zhvillohet më 9 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e madhe të Kuvendit.
Thirrja është bërë në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Udhëzimit Administrativ për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës.
Sipas njoftimit, mbledhja inauguruese do të ketë këtë rend dite:
Betimi i anëtarëve të Kuvendit të Kryeqytetit;
Betimi i Kryetarit të Kryeqytetit;
Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Kryeqytetit.
Kuvendi Komunal i Prishtinës, të enjten e 27 nëntorit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku ka votuar për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025 që kapin vlerën e 28 milionë eurove.




