Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton vendimin për dhënien në shfrytëzim të mbi 5 mijë pronave publike në kryeqytet
30 dhjetor 2025
| 14:16
Sot, në mbledhjen e Kuvendit të Kryeqytetit, u miratua vendimi për dhënien në shfrytëzim të mbi 5 mijë pronave publike në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thekyse ky vendim hap rrugë për investime të reja, zhvillim ekonomik dhe krijim të të hyrave që rikthehen në shërbim të qytetarëve.
“Prona publike po trajtohet me përgjegjësi, transparencë dhe vizion afatgjatë. Kështu po ndërtojmë një Prishtinë që krijon më shumë mundësi për të gjithë”, ka shkruar Rama në Facebook.



