Kuvendi mban një minutë nderim për masakrën e Mejës në 27-vjetorin e saj
27 prill 2026
| 10:42
Sot janë bërë 27 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.
Në këtë përvjetor, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë nderimi në kujtim të viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike.
27 vjet më parë, forcat serbe kishin rrethuar Rekën e Keqe dhe Lugin e Carragojës në rrethinën e Gjakovës, ku më pas ndodhi masakra ndaj civilëve shqiptarë.



