Kuvendi mban tri seanca, e para të enjten dhe dy të tjera të premten

20 prill 2026 | 14:37

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca plenare gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë.

Sipas saj, seanca e parë do të mbahet të enjten, më 23 prill, ndërsa dy të tjerat janë planifikuar për të premten.

Haxhiu ka njoftuar se në seancën e së enjtes do të procedohen 10 projektligje, ndërsa në seancat e së premtes pritet të shqyrtohen marrëveshje ndërkombëtare, si dhe çështja e bordit të RTK-së dhe KPM-së.

Njëra ndër seancat e së premtes të jetë solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq më 10 prill.

Ajo ka theksuar se në mbledhjen e Kryesisë ka pasur pajtim të plotë për rëndësinë e këtyre çështjeve dhe për nevojën që të ecet përpara me përgjegjësi institucionale, duke pasur parasysh numrin e madh të ligjeve që presin leximin e dytë.

Haxhiu ka folur edhe për shqetësimet lidhur me mosmiratimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes, duke bërë të ditur se të mërkurën pritet të mbahet një takim i grupit punues, pas së cilit çështja do të procedohet në Kuvend.

Ajo ka theksuar se pret që Komisioni për Punë të Jashtme ta trajtojë këtë çështje sa më shpejt dhe ta dërgojë për shqyrtim në seancë plenare.

“Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ne e dëgjuam shqetësimin në raport me mos aprovimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes e kuptuam se të mërkurën do ketë grup punues dhe pastaj do procedohet ne Kuvend presim që sa me parë komisioni për punë të jashtme ta procedojë në Kuvend”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ANIROM Sh.P.K me seli në Prishtinë shpall të pavlefshme certifikatën…