Kuvendi, mbi 11 mijë euro shpenzime për karburant të veturave

12 gusht 2021 | 08:40

Buxhetit të shtetit i ka kushtuar 11 mijë e 221 euro pagesa për karburant të veturave që shfrytëzohen nga Kuvendi i Kosovës.

Në raportin që ka publikuar KosovaPress për shpenzimet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të legjislativit, shihet se edhe mirëmbajtja e veturave ka pasur një kosto prej 8 mijë e 263 euro.

Kuvendi i Kosovës sot përfundon sesionin pranveror, ndërsa në fillimin e muajt shtator, deputetët pritet t’i rikthehen jetës parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vazhdon me…