Kuvendi me 66 vota pro, emëron 7 anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

07 korrik 2021 | 19:21

Me 66 vota pro Kuvendi i Kosovës sot ka emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Zanita Halimi, Arianit Buqinca, Sadik Krasniqi, Premtim Alaj, Valon Gërmizaj dhe nga minoritetet Ifeta Nikoqeviq dhe Sllaxhana Boshkoviq janë anëtarët e emëruar.

Raportin e këtij procesi e ka arsyetuar në seancë, anëtari i Komisionit Ardian Gola, i cili theksoi se për këto pozita ka pasur konkurs dhe janë përdorur formulat e vlerësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi mes palës kosovare dhe…