Kuvendi me njoftim të ri para seancës konstituive

26 dhjetor 2019 | 10:33

Me fillim nga ora 15:00 parashihet të startojë seanca e konstitiumit të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e rinj do të japin betimin e tyre, kurse nuk dihet nëse do të zgjedhet edhe udhëheqësia e Kuvendit.

Disa orë para se të nis kjo seancë, nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun është theksuar se gjatë seancës përfaqësuesit e mediave do të qëndrojnë në galerinë e sallës plenare, ndërsa hyrja do të bëhet në orën 14:30.

Njoftim lidhur me prezencën e mediave në hapësirat e Kuvendit:

Duke pasur parasysh dhe mirëkuptuar interesimin e madh medial dhe publik në përgjithësi për seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për hir të mbarëvajtjes së saj dhe respektimit të rregullit në Kuvend, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit e mediave që do të jenë prezentë në hapësirat e Kuvendit, t’i përmbahen Rregullores në fuqi për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Me theks të veçantë, dispozitave që lidhen me fotografimin dhe xhirimin në hollin e Kuvendit të Kosovës (Rregulla 10, pika 7) dhe dispozitave të tjera përkitazi me qasjen e mediave në Kuvend. 

Gjatë seancës, përfaqësuesit e mediave do të qëndrojnë në galerinë e sallës plenare, ndërsa hyrja do të bëhet në orën 14:30. 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët…