
Kuvendi me njoftim zyrtar për vazhdimin e seancës konstituive
08 maj 2025
| 16:00
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 13-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë mbahet nga ora 10:00, saktësisht 48 orë pas asaj të 6 majit.
Të mërkurën është regjistruar dështimi i 12-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.
Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk ka kaluar as një ditë më parë pasi 56 deputetë votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.