Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për shtetësinë

23 prill 2026 | 14:21

Me 69 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci ka ftuar partitë që ta votojnë këtë projektligj. “Projektligji prek jetën e qytetarëve tanë, prek të drejtën e tyre për t’u ndjerë pjesë e këtij shteti; lehtësimi i procedurave për shtetësi është një hap i domosdoshëm për të forcuar lidhjen e qytetarëve me Republikën e Kosovës, sidomos për bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Prandaj ju ftoj që ta mbështesni këtë projektligj bashkë me amendamentin e propozuar nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes”, ka thënë ai.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kundërshtuar këtë projektligj, pasi sipas saj po sillet me procedura të përshpejtuara.

“Pa dashur të ndalem në detaje në amendamente dhe nenet kontestuese sepse i kam thënë shumicën edhe në lexim të parë gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, i kam thënë edhe në komision, por është e qartë se këtu nuk vlen asnjë rregull tjetër përveç urdhrit të Dejona Aleksandër Mihalit. E pamë edhe pak më herët, e pamë edhe pak më herët, deputetët e mazhorancës nuk guxojnë ta ngresin dorën për të votuar pa e parë me sy që aty shkruan që nuk është i propozuar nga opozita. Nuk dëgjojnë fare çka interpretoni ju, nuk dëgjojnë fare çfarë vërejtjesh japim ne, e rëndësishme është që Dejona Aleksandër Mihali ka dhënë urdhër, përndryshe ju shkon karriera poshtë”, ka thënë ajo.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu dhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi janë deklaruar kundër këtij projektligji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep A.Zeka B.I, me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme…