Kuvendi miraton në parim Projektligjin për prokurorin e shtetit

10 nëntor 2022 | 16:49

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për prokurorin e shtetit. I njëjti është konsideruar i domosdoshëm nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se nëpërmjet këtij projektligji synojnë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial.

“Synojmë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial. Reformat në sistemin e drejtësisë janë të nevojshme me qëllim që të rrisin integritetin brenda sistemit, por edhe efikasitetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe etikën. Strategjia për sundimin e ligjit, por edhe rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë kanë paraparë ndryshime ligjore në Ligjin për Prokurorinë e shtetit me qëllim të përmirësimit të qëllimit të cekuar më herët”, ka thënë Haxhiu.

Megjithëse i ka dhënë përkrahje në parim këtij projektligji, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se në mes të dy leximeve duhet të përcaktohen afate për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit.

“Domosdoshmërinë që ne të përcaktojmë afate për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit. Tani jemi dëshmitar me presidenten Osmani, nuk është hera e parë, ka pasur edhe me presidenten Jahjaga që ka pasur një periudhë gati 7 muaj, organi kryesor i akuzës ka mbetur pa kryeprokuror. Ky boshllëk ligjor i ka mundësuar presidentëve që të abuzojnë me këtë mundësi dhe të lënë organin kryesor të akuzës pa udhëheqje. Është e domosdoshëm që të përcaktohen afatet që brenda një periudhe presidenti të jep vlerësimin e vet ose të dekretojë kryeprokurorin ose të refuzojë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një operacioni ndërkombëtar në dhjetë shtete janë arrestuar disa…