Kuvendi miraton programin për zbatimin e MSA-së
30 maj 2018
| 11:26
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Programin për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).
Në favor të kësaj marrëveshje kanë votuar 71 deputetë një kundër dhe katër kanë abstenuar.
Po ashtu, deputetët e Kuvendit kanë miratuar Strategjinë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036.
Kjo strategji ka marrë 66 vota të deputetëve.
/Epoka e re/