Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës
10 prill 2026
| 14:18
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës.
Rezoluta është miratuar me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kjo rezolutë është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës pas ekspozitës me pasaktësi mbi masakrat në Kosovë të Shkëlzen Gashit në sheshin e Prishtinës, e cila ishte hequr më pas nga Komuna e Prishtinës.



