
Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
07 korrik 2021
| 12:22
Me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Miratimin e kësaj rezolute të propozuar nga qeveria e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës Serbe.
Kjo e fundit, me të filluar diskutimi për këtë rezolutë e ka lëshua sallën e Kuvendit.