Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

05 prill 2023 | 16:46

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e enjte) me fillim nga ora 10:00.

Në rend dite, janë disa pika, në mesin e të cilave edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,

Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të seancës plenare, nr. 08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VEDAT BEKA, shpall te pavleshme diplomen e shkolles se mesme…