
Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
08 shkurt 2023
| 13:19
Kuvendi i Kosovës, seancën e sotme, e ka nisur me një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, iu shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. U prehshin në paqe të gjithë ata që ndërruan jetë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.