Kuvendi njofton edhe zyrtarisht, të mërkurën tentativa e 26 për konstituimin e legjislaturës së nëntë

02 qershor 2025 | 15:25

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 4 qershor, duke shënuar kështu përpjekjen e 26-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë që kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, të votohet për kryetare të Kuvendit përmes një procesi të fshehtë votimi, për të cilin duhet fillimisht të formohet një komision i përkohshëm.

Por kjo kërkesë po has në kundërshtimin e ashpër të opozitës, e cila nuk po merr pjesë në votim, duke pamundësuar kuorumin e nevojshëm.

Seanca do të fillojë në orën 11:00, ndërkohë që ngërçi institucional në vend ka hyrë tashmë në muajin e pestë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gruaja e parë që ka udhëhequr shtetin, jo vetëm…