Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive

30 prill 2025 | 16:24

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër (e enjte) në orën 10:00.

Kjo do të jetë hera e nëntë që deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të konstituar legjislaturën e nëntë.

Pas miratimit të raportit të komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, procesi i konstituimit ka ngecur te zgjidhja e kryeparlamentarit. Lëvizja Vetëvendosje për disa herë me radhë e ka propozuar Albulena Haxhiun përkrye parlamentare, mirëpo ajo s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme.

Partitë “opozitare” kanë kërkuar nga Vetëvendosje ta ndërrojë kandidaten, duke thënë se Haxhiu është figurë përçarëse.

Herën e fundit, Haxhiu ka marr vetëm 54 vota të deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Shkollave të Prishtinës është projekti i ri sportiv…