
Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 31
13 qershor 2025
| 11:21
As në përpjekjen e 31 nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.
Deputetët e ish-opozitës nuk janë duke e mbështetur formimin e Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në mënyrë të fshehtë.
Në favor të këtij komisioni kanë votuar 47 deputetë.
Kërkesa për votim të fshehtë ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk ka arritur të krijojë shumicën për zgjedhjen e Albulena Haxhiu në krye të Kuvendit pasi ka tentuar disa herë me votim të hapur.
Vazhdimi i seancës së radhës do të mbahet më 15 qershor në orën 11:00.