Kuvendi pa kuorum, s’ka vota për të miratuar rezolutën për të pagjeturit dhe asnjë projektligj

23 nëntor 2020 | 11:51

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratohet propozimrezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për të pagjeturit. Vetëm 31 deputetë të kësaj partie pro saj, ndërsa grupet tjera parlamentare janë përmbajtur nga votimi.

Krahas kësaj, të zgjedhurit e popullit kanë dështuar të miratojnë edhe të gjitha projektligjet tjera që ishin në rend të ditës.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu edhe nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar i shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt për deklaratat e tij për të pagjeturit.

Në mungesë të kuorumit nuk është miratuar në parim Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, ai për Këshillim Ekonomiko-Social dhe Inspektoratin e Punës.

Krahas këtyre nuk ka pasur vota as për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe Projektligjin për plotësim-ndryshimet e Ligjit për zgjedhje.

Deputetët në mbledhjen e sotme ia kanë vazhduar edhe për tre muaj mandatin Komisionit hetimor për hidrocentrale mbi procesin e licencimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se dëshira…